Arifi takoi ish-ambasadorin Philip Riker

Në margjinat e konferencës “Ballkani në botën e globalizuar: nxitja e agjendës evropiane në rajon”, zëvendëskryeministrja për çështje evropiane, Dr. Teuta Arifi, sot u takua edhe me zv/ndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-ve, Philip Riker.

Në takim, zëvendëskryeministrja Arifi informoi për statusin e realizimit të aktiviteteve që kanë të bëjnë me integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë, me ç’rast posaçërisht theksoi implementimin e deritanishëm të masave në fushat e përfshira me Dialogun Aderues të Nivelit të Lartë.

Zëvendës sekretari shtetëror Riker edhe njëherë konfirmoi se SHBA e mbështet integrimin euro-atlantik të vendit tonë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button