Durrës, hapen plazhet

Është çelur zyrtarisht në plazhin e Durrësit sezoni turistik i këtij viti. Me këtë rast Bashkia e Durrësit kishte organizuar një sërë aktivitetesh në rërë dhe në det, si dhe një program artistik. 

Kryebashkiaku Vangjush Dako, i cili është kritikuar për çeljen e vonuar të këtij sezoni, i është bashkuar aktiviteteve sportive me të rinjtë në bregdet. 

Drejtues te pushtetit vendor te majte dhe te djathte kane marre pjese ne çeljen e sezonit, se bashku me qindra të rinj e të reja qe kanë ndjekur programin e larmishëm artistik dhe sportiv.

Durrësi mbetet zona më e rëndësishme e vendit për turizmin masiv dhe pavarësisht problemeve, drejtuesit lokale janë te bindur se Durrësi i ka tashmë të gjitha potencialet për të dalë mire në këtë sezon. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button