Ronaldo, Robbie Williams dhe Aida Garifullina në ceremoninë hapëse të Botërorit

Këngëtari i famshëm Robbie Williams dhe sopranoja ruse Aida Garifullina do të argëtojnë të pranishmit në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës në stadiumin Luzhniki.

Atyre do t’iu bashkëngjitet edhe ish-futbollisti i njohur brazilian Ronaldo, transmeton Koha.net. Ata do të performojnë 30 minuta para se të fillojë ndeshja e parë mes Rusisë dhe Arabisë Saudite.

“Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar që do të shkojë në Rusi për një performancë kaq unike”, është shprehur Williams përmes një postimi në Twitter.

“Nuk kam menduar asnjëherë se do të jem pjesë e një festimi kaq të madh, Kupën e Botës, e cila do të mbahet në vendin tim”, ka thënë sopranoja Garifullina.

“Ndeshja hapëse është gjithmonë një ndeshje shumë simbolike – është koha kur e kupton se momentin e madh që e keni pritur për katër vjet, si lojtar apo tifoz, më në fund ka ardhur”, tha Ronaldo.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button