Përdor Facebook dhe voto!

Washingtoni do të bëhet shteti i parë në SHBA i cili do të lejojë regjistrimin e votuesve nëpërmjet Facebook-ut, deklaroi Brian Zylstra, zëdhënës i Zëdhënësi i Zyrës së Sekretarit të Shtetit.

Regjistrimi i votuesve nëpërmjet Facebook-ut ka për qëllim t’i nxisë votuesit që të votojnë, dhe në këtë mënyrë të rritet numri i votuesve. Ideja është që ata të paraqiten nëpërmjet faqes zyrtare të Facebook-ut në Washington. 

Përfaqësuesit e qeverisë sigurojnë se kjo mënyrë nuk do të lejojë qasje deri te të dhënat personale të qytetarëve të cilët do të paraqiten. 

Plane të ngjashme kanë edhe shtete të tjera, ndërsa pritet që shteti i ardhshëm që do ta praktikojë këtë mënyrë të regjistrimit të votuesve, të jetë California./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button