Liferohen emrat e spiunëve, tre shqiptarë

Pas shumë kundërthënieve dhe anulimeve nga Gjykata Kushtetuese më në fund hyri në fuqi Ligji i ri për lustrim ndërsa lustratorët sipas këtij ligji pritet që së shpejti të bëjnë publike me emër dhe mbiemër ish-bashkëpunëtorët e shërbimeve sekrete policore.

Ndërkaq ueb portali mkd.mk ka nxjerrë disa emra për të cilat shkruan se është përfunduar procesi dhe at do të jenë personat që do tu publikohen emrat, persona që kanë pasur dosje për bashkëpunim me organet e sigurimit shtetëror të ish-shërbimeve sekrete të UDB-së njëkohësisht të njohur edhe si bartës të funksioneve në të kaluarën. Në mesin e tyre janë tre shqiptarë, kryesisht ish-gazetarë. 

Emrat janë: Kiro Jançev, Milenko Gaber, Branko Temov, Stojan Çaminski, Kire Dojçinovski, Rexhep Zllatku, Mustafa Spahiu, Hisen Shaqiri, Mihaill Andreev dhe Gjorgji Prculovski. 

Këto  persona janë lustruar një herë sipas dispozitave të ligjit të vjetër që i rrëzoi Kushtetuesja, ndërsa sipas ligjit të ri në shënjestër sërish u gjendën po të njëjtit.  Ato dhe dorëzuan ankesa në instancat e të tjera institucionale duke  mohuar se kanë qenë spiunë.

Ndërkaq, disa intelektualë paralajmëruan padi penale për presidentin Gjorge Ivanov dhe 35 deputetët që votuan ligjin e ri sepse ai është anti-kushetues. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button