Aksident rrugor në Shkodër, tre të vdekur

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi në orët e para të së martës në hyrje të qytetit të Shkodrës e për pasojë 3 persona humbën jetën dhe një tjetër mbeti e plagosur rëndë. 

Nga informacionet paraprake mësohet se një automjet, i drejtuar nga shtetasi 21-vjecar, G. Zaganjori po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara në rrugën hyrëse të qytetit. Automjeti i ka dalë nga kontrolli drejtuesit të tij dhe ka përplasur për vdekje dy kalimtare për t’u ndalur vetëm pas goditjes së një shtylle. 

Si pasojë e përplasjes së fortë, kanë mbetur të vdekura kalimtaret e rastit Xhevahire Dibra dhe Satbete Belinova, përkatësisht 67 dhe 59 vjeç. Viktimë e aksidentit ka mbetur edhe drejtuesi 21-vjeçar i mjetit, ndërsa është e plagosur rëndë shtetësja Rezarta Cami, udhëtare në mjetin e drejtuar nga i riu./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button