Këshilli i Strugës do diskutoj për vandalizmin në varrezat myslimane

Këshilli komunal i Strugës, nesër (e martë) do zhvilloj seancën e radhës, ku do të diskutohen një sërë vendimesh dhe çështjesh të karakterit lokal, bëjnë të ditur nga ky organ vendimmarrës i pushtetit vendor.

Jozyrtarisht mësojmë se në mbledhjen e 42 me radhë Këshilli do të marr në shqyrtim mbi 20 pika të rendit të ditës të problematikave të ndryshme. Ndërkohë, çështja e  kujdesit të varrezave myslimane në fshatrat e Strugës do të jetë një nga pikat që pritet të hapë më shumë debat te këshilltarët, pasi për këtë çështje edhe më herët të zgjedhurit e popullit janë ndarë sipas përkatësisë partiake./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button