Fadil Bajrami riemërohet zëvendës guvernator

Kuvendi votoi pro Propozimit për emërim të zëvendës guvernatorit të BPRM dhe me 70 vota “për”, Fadil Bajrami morri një tjetër mandat shtatë vjeçar.

Gjatë diskutimit, deputeti i RDK-së Izet Zeqiri vlerësoi se propozimi që Bajrami të kryen funksionin në sektorin e punëve të trezorit dhe teknologjisë informative është nënvlerësuese për shkak se, praktikisht, nuk ka asnjë rol në funksionet kyçe të Bankës.

“Prisja që Bajrami, si doktor i shkencave ekonomike, të avancohet dhe në vend të kompetencave periferike, të merr pozitë tjetër, në ndonjë prej sektorëve kyçe” – tha Zeqiri.

Sipas PDSH-së, deputetët e së cilës votuan kundër këtij propozimi, Fadil Bajrami si zëvendës guvernator në mandatin e kaluar nuk ka bërë asgjë për shqiptarët.

“Puna e Bajramit në shtatë vitet e fundit ishte dëshpëruese. Ai ishte plotësisht i margjinalizuar, pa rol konkret në BPRM. Nuk kishte asnjë ndikim në politikën monetare të shtetit” – tha Bekim Fazliu nga PDSH.

Lajme të ngjashme

Back to top button