Kafja brokoli ju nxitë të hani më shumë perime

Ata që nuk e preferojnë brokolin, prapëseprapë mund t’i korrin të mirat shëndetësore të kësaj perime, falë një metode të re e cila ua mundëson njerëzve ta konsumojnë si lëng apo si kafe.

Agjencia shkencore qeveritare australiane ka marrë një sasi të brokolit që nuk ka pamje të mirë të jashtme dhe atë sasi e kanë shndërruar në pluhur, bashkë me grupin e agrikulturës ‘Hort Innovation’, transmeton Telegrafi.

Çdo dy lugë gjelle me këtë pluhur përmban rreth një servim brokoli, e që është burim i mirë i fibrave, vitaminës B6, vitaminës E dhe magnezit.

Një kafe në Melbourne ka filluar të eksperimentojë me pluhurin edhe duke e shndërruar atë në kafe.

Drejtori i Hort Innovation, John Lloyd, thotë se pluhuri është gjithashtu ideal për smoothie, supa, etj.

“Hulumtimet tregojnë se qytetarët e Australisë nuk e konsumojnë sasinë e rekomanduar të perimeve në ditë, dhe opsionet si pluhuri i brokolit janë mënyrë e mirë për t’iu adresuar këtij problemi”, ka thënë ai.

Në fakt, një anketim i kryer nga CSIRO gjatë vitit të kaluar kishte zbuluar se katër nga pesë të rritur nuk hanë sasi të mjaftueshme të pemëve dhe perimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button