Irak: Mbi 100 të vrarë nga bombardimet

Zyrtarët irakianë thonë se një valë bombardimesh dhe të shtënash me armë kanë shkaktuar të paktën 103 të vrarë dhe kanë plagosur rreth 200 të tjerë. Kjo është dita më vdekjeprurëse në Iraq që nga viti i kaluar. 

Sulmi më i rëndë ndodhi në Taji, 20 kilometra në veri të Bagdadit, ku rreth 40 persona u vranë dhe dhjetra të tjerë u plagosën. Një seri shpërthimesh në një kompleks banimi u pasua nga një tjetër shpërthim, që vrau dhe plagosi një numër policësh që shkuan në vendin e ngjarjes.

Autoritetet thanë se njëri nga sulmet ishte kur një person i armatosur vrau të paktën 15 ushtarë irakianë në një bazë ushtarake në Irakun verilindor. Indidente të tjera me dhunë ishin: një seri shpërthimesh në qytetin verior Kirkuk dhe një sulm me makinë bombë në Bagdad. Askush nuk ka marrë prëgjegjësinë për sulmet. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button