Paraburgim për dy të dyshuar për përgatitje të veprave terroriste në Kosovë

Gjykata Themelore në Prishtinë miratoi kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit për një muaj kundër dy të pandehurve: G.SH dhe E.H, për, siç thuhet, përgatitje të veprave terroriste, transmeton REL. 

Sipas njoftimit për media, Gjykata ka konstatuar se ekziston dyshimi i bazuar se me datën 2 qershor, 2018, i pandehuri G.SH, me dashje direkte, i ka bërë thirrje të pandehures E.H, për përgatitje të akteve terroriste në Kosovë.

Po ashtu thuhet se ai e ka udhëzuar atë që të bëjnë sulm vetvrasës ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe në vende të tjera të frekuentuara me qytetarë.

“I pandehuri G.SH dyshohet se gjatë muajit maj deri më datë 02.06.2018, me dashje direkte, ka planifikuar përgatitjen e akteve terroriste në Belgjikë dhe në Francë, meqë është edhe shtetas belg”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button