Osmani: Dallimet mes Maqedonisë dhe Greqisë janë në interpretimin e asaj që është shkruar

Është shumë herët që të thuhet se cili do të jetë përfundimi, por vlerësoj se metrat e ardhshëm të maratonës 25 vjeçare, a zakonisht metrat e fundit janë më kritike, të cilat mund ta konfirmojnë përfundimin në drejtim pozitiv ose negativ, deklaroi sot zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, njofton Portalb.mk.

“Ka vullnet te të dyja palët që të mbyllet çështja. Ka angazhim aktiv në të gjitha nivelet e dy qeverive. Ndjenja ime është se më shumë dallimet janë në interpretimin e asaj që është shkruar se sa në parimet e përgjithshme të cilat i tregojnë palët në bisedime. Të gjithë miqtë ndërkombëtarë na inkurajojnë dhe përpiqen që ta lehtësojnë kontestim, vlerësoj se është moment ideal që të mbyllet çështja  pasi që do ta hapë procesin për NTAO, për bisedime për BE, por kërkoj kuptim që të jemi të kujdesshëm në këtë periudhë dhe të presim se si do të jetë përfundimi në orët dhe ditët në vazhdim”, deklaroi Osmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button