Lufta tregtare, BE: SHBA na mbylli derën
Evropa ishte e gatshme të ulte tarifat ndaj makinave amerikane e të bashkëpunonte me SHBA, por administrata “Trump” u largua nga tryeza.
“Po e bëjmë këtë, sepse duhet ta bëjmë. Nuk po e bëj e buzëqeshur, por kjo duhet të jetë pasoja”, deklaroi Malmstom për CNN.
Komisionerja evropiane e tregtisë tha se BE duhet që t’i kundërpërgjigjet SHBA për të mbrojtur rregullat e tregtisë botërore, ndërsa i cilësoi tarifat amerikane proteksionizëm i pastër dhe të jashtëligjshme sipas rregullave të Organizatës botërore të tregtisë.
Presidenti Donald Trump i ka akuzuar aleatët e SHBA se janë të pandershëm në tregti, duke vendosur tarifa të larta që bllokojnë mallrat amerikane dhe sjellin deficite tregtare. Por sipas Mamstrom, deficitet tregtare nuk janë thjesht pasojë e tarifave, por gjithashtu e kursimeve, sistemeve të taksave, modeleve të konsumit dhe dinamikave të kërkesës dhe ofertës.