Alonso triumfon në Gjermani

Fernando Alonos ka bërë një hap të madh drejt titullit të kampionit, ndërkaq britaniku, Lewis Hamilton nuk ia doli të përfundoi garën duke pësuar rënie në renditjen e përgjithshme.

Piloti spanjoll, i Ferrarit, Fernando Alonso, ka dal fitues në garën e madh për Çmimin e Madh të Gjermanisë, në një garë e cila u përshkua me plot ngjarje kontraverse.

Megjithatë Alonso nuk pati probleme dhe e kryesoi garën nga fillimi deri në fund, derisa me këtë fitore, e treta në këtë vit e ka zgjeruar epërsinë me rivalët e tij, sidomos me Lewis Hamilton, shpresat e të cilit për titull janë zbehur dukshëm.

I dyti në Gjermani, doli piloti i Red Bull, Sebastian Vettel, falë një kalimi në xhiron e fundit ndaj pilotit të McLaren, Jenson Button, por që nuk ishte edhe aq i pastër. Për këtë shkas drejtuesit e Formula 1, e kanë hapur një hetim rreth kësaj çështje. Ish kampioni i rikthyer, Mika Raikkonen, përfundoi i katërti derisa legjendari i këtij sporti, gjermani Michael Schumaher në vendin e tij përfundoi i shtati.

 Këtë radhë dëshpëroi, britaniku, Lewis Hamilton, i cili u tërhoq nga shtegu gjatë garës dhe mbeti pa rezultat, duke ia zbehur vetës gjasat për një titull kampioni në këtë edicion.

Rezultatet për çmimin e madh të Gjermanisë

1. F Alonso (Ferrari) 25
2. S Vettel (Red Bull) 18
3. J Button (McLaren) 15
4. KM Räikkönen (Lotus) 12
5. K Kobayashi (Sauber) 10
6. S Perez (Sauber) 8
7. M Schumacher (Mercedes) 6
8. M Webber (Red Bull) 4
9. N Hülkenberg (Force India) 2
10. N Rosberg (Mercedes) 1

Renditja e përgjithshme

1. Fernando Alonso – 154
2. Mark Webber – 120
3. Sebastian Vettel – 118
4. Kimi Räikkönen – 95
5. Lewis Hamilton – 92
6. Nico Rosberg – 76
7. Jenson Button – 65
8. Romain Grosjean – 61
9. Sergio Perez – 47
10. Kamui Kobayashi – 31

Lajme të ngjashme

Back to top button