LSDM do të mbështet kandidatin e VMRO-së në Kërçovë, po PDSH ?

LSDM është e gatshme të koalicionin me VMRO-DPMNE-në në Kërçovë në zgjedhjet lokale, ka deklaruar për A1On sekretari gjeneral i LSDM-së, Andrej Petrov.

“Le të ofrojnë kandidat i cili ka besueshmëri te populli dhe LSDM do ta përkrah” – citohet të ketë thënë Petrov.
 
Për Strugën ai ka thënë se do të duhet një koalicion më i gjërë për të fituar Merkon.

“Për Strugën do të duhet një paraqitje koalicionuese më e gjërë në zgjedhjet lokale që të fitohet kryetari aktual Ramiz Merko, i cili paralajmëron se përsëri do të kandidohet” – thotë Petrov.

Portalb nuk arriti të merr përgjigje nga Partia Demokratike Shqiptare, partneri i koalicionit të LSDM-së, se cili do të jetë roli i tyre në koalicionet nacionale në Strugë dhe Kërçovë./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button