AK protestë në Gjirin e Lalzit: Kundër bllokut të mafies bardheblu

Aktivistë të Aleancës Kuq e Zi rrethuan paraditen e sotme vilat në Gjirin e Lalzit, për të protestuar kundër asaj që e konsiderojnë si bllokun e mafies bardheblu.

Kryetari i Aleancës Kuq e Zi akuzoi qeverinë se “ka privatizuar pronën e qytetarëve dhe po pasuron familjarët e tij, në një kohë kur Shqipëria varfërohet.”

“Nëse dikur kishim një bllok të udhëheqjes së kuqe, sot në Gjirin e Lalzit kemi një bllok të mafies bardheblu. Shqipëria po ndryshon me shpejtësi, por vetëm në Gjirin e Lalzit, pasi ndërsa ky vend pasurohet, investohet dhe zhvillohet, Shqipëria varfërohet. Në këtë zonë vendoset kufiri mes patricëve dhe plebenjve.”- u shpreh Spahiu.

Lajme të ngjashme

Back to top button