Dëshmi për “Dhunën në Qendër”: I lëshuan pantallonat dhe na i tregonin organet gjenitale

Në Gjykatën Penale sot janë dëgjuar dëshmitarë për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) “Dhuna në Qendër”, njofton Portalb.mk.

Pyetjeve të prokurores Fatime Fetae, u është përgjigjur, Cvetanka Simonovska, këshilltare e LSDM-së në Komunën Qendër në periudhën kur ka ndodhur dhuna në barakën e komunës.

Simonovska ka thënë se gjatë kohës së seancës së Këshillit, turma e njerëzve ka bërtitur me fjalë të pista dhe  kërcënime ndaj këshilltarëve të LSDM-së. Simonovska ka vërejtur se kur ka folur kryetari i Këshillit, Mirosllav Shipoviq, këshilltarja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova ka telefonuar në telefon. Sipas dëshmitarit, ai ka qenë sulm i organizuar, ndërkaq qëllimi ka qenë që të largohen katër pikat pe seancës së Këshillit për Planet Urbanistike në Qendër.

Gjatë kohës së seancës, turma i ka thyer të gjitha dritaret gjatë së cilës është lënduar një këshilltare. Simonovska është rikujtuar se protestuesit kanë pasur dy sirena të cilët nuk dinin si t’i përdornin, por me ndihmën e policisë ata kanë arritur që t’i aktivizojnë dhe të bëjmë zhurmë.

Kanë dëgjuar kërcënime se do të digjen dhe se të gjallë prej aty nuk do të dalin, por edhe fjalë të tjera të pista.

Fetai e ka pyetur këshilltaren se çfarë ka bërtitur turma, ndërkaq Simonovska ka thënë se i vjen turp të tregojë, por me insistim të prokurores ajo tha se protestuesit i kanë lëshua pantallonat duke ua treguar atyre organet gjenitale dhe duke bëritutr me fjalë të pista.

Dëshmitari i cili është inxhinier dhe arkitekt, tha se vendosja jashtë fuqisë e planit për Mali Ring në Qendër nuk ka paraparë prishje të kushës “Shën Konstanin dhe Elena”.

Në lëndën “Dhuna në Komunën Qendër” akuzohen 14-të persona, mes tyre edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniela Rangellova.

Në seancat paraprake, fajin për ngjarjet para komunës Qendrës në qershor të vitit 2013 e pranuan dhe u dënuan me kusht i akuzuari i katërt, Tomislav Lazarov dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button