Hawaii, 9.900 tërmete në një muaj

Vetëm në një muaj Hawaii është tronditur nga 9.900 tërmete, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të CNN, në një deklaratë nga Qendra e Studimit Gjeologjik të SHBA (USGS), thuhet se që pas aktivizimit të vullkanit Kilauea në Hawaii të SHBA-ve që para një muaji e deri tani në rajon janë regjistruar 9.900 tërmete.

Tërmeti më i madh me fuqi 6.9 ballë u regjistrua më 4 maj, ku dhe në po të njëjtën ditë kaloi në veprim vullkani Kilauea i cili ende vazhdon të lëshojë hi dhe lavë.

Vullkani Kilauea deri më tani me lavën e tij ka shndërruar në hi 117 shtëpi që kur u aktivizua një muaj më parë. Pas aktivizimit të vullkanit mijëra persona u evakuuan nga rajoni Puna.

Theksohet se lava e nxjerrë nga vullkani Kilauea është shpërndarë në një sipërfaqe prej gjithsej 20 kilometrash katrorë.

Në vullkanin Kilauea, një nga vullkanet më aktivë në botë, ndodhin shpërthime që nga viti 1983.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button