Itali, zgjerohet skandali i basteve

Merr përmasa akoma më të mëdha skandali i trukimit të ndeshjeve të futbollit në Itali. Pas prokurorisë së Kremonës, që është aktualisht duke hetuar fiksim të rezultat të ndeshjeve kur protagonist janë kryesisht ish-lojtarë të Sienës dhe Barit, edhe prokuroria e Xhenoas ka hapur një hetim të tillë.

Hetuesit lompardë dyshojnë për një fiksim të rezultatit të ndeshjes derbi mes Xhenoas dhe Sampdorias të dy sezoneve më parë. Për këtë nën hetim janë Criscito dhe Palacio, i pari tashmë lojtar i Zenitit të Shën Peterburgut ndërsa i dyti lojtar i sapoblerë nga skuadra e Interit.

Kundër dy futbollistëve që para dy sezoneve luanin bashkë për ngjyrat e Xhenoas, nisi hetimi pas të dhënave që prokurorët e Xhenoas morën nga kolegët e tyre të Kremonas që janë në hetim e sipër. Përveç këtyre dy emrave, nën hetim janë edhe Milanetto, Dainelli dhe kreu i tifozëve ultras të kuqebluve, Massimo Leopizzi.  

Lajme të ngjashme

Back to top button