Balenës së ngordhur i gjejnë 80 qese plastike në stomak (Foto)

Një balenë ka ringritur sërish alarmin e ndotjes në botë, pasi me ngordhjen e saj është zbuluar se shkaku kryesor i përkeqësimit të shëndetit ishte gëlltitja e më shumë se 80 çantave plastike në ujërat jashtë brigjeve të Tajlandës.

Shpëtuesit detarë luftuan për ta mbajtur balenën në jetë, pa e ditur se çfarë surprize të pakëndshme për njerëzimin rezervonte stomaku i bishës së deteve.

“Pas ngordhjes, balenës ju bë një post-mortem dhe u zbuluan çantat me ngjyrë të zezë brenda trupit të saj”, tha Departamenti i Burimeve Detare dhe Bregdetare në Tajlandë.

“Çantat plastike e bënin të pamundur që balena të treste ushqimet”, thanë ekspertët. Një biolog detar, tha: “Nëse keni 80 çanta plastike në stomak, ju do të vdisni.

Ai pretendoi se 300 kafshë detare vdesin në zonë çdo vit, sepse ato gëlltisin sende plastike të hedhura në det. Kafshët e ngordhura përfshijnë balena, breshka deti dhe delfinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button