Tre gjigantët e Europës në garë për Benatia
Mbrojtësi i Juventus, Medhi Benatia pas një sezoni ku ka shkëlqyer tek skuadra e tij ka rënë në “shenjestrën” e tre klubeve gjigande europiane.
Arsenali, Dortmundi dhe Marseille janë futur në garë për të transferuar mbrojtësin e Juventusit, këtë verë.
Sipas mediave italiane 31-vjeçari po planifikon largimin nga Juventus dhe kjo ka berë që shumë skuadra të interesohen për të, ku Arsenali e sheh atë si kandidatin ideal për qendër të mbrojtës pas lëndimit të Laurent Koscielny, derisa Dortmundi ka për qëllim ta rikthejë atë në Bundesligë.
Nga ana tjetër edhe Juventusi është duke parë mundësin e përforcimit të skuadrës me Diego Godinin, Jose Gimenezin dhe Matthijs de Ligt si zëvendësues potencialë të Benetia.