SASH: Mbi 120 padi nga arsimtarët kanë paditur Ministrinë e Arsimit

Në zyrën e avokatit të SASHK-ut, Vanço Shehtanski kanë arritur mbi 120 padi, të parashtruara në bazë të transformimit të punësimit për një kohë të pacaktuar për mësuesit e shkollave fillore dhe të mesme.

Kjo u bë e ditur sot nga Sindikati i Arsimit dhe Shkencës, gjatë prezantimit të raportit për parashtrimin e procedurave gjyqësore të anëtarëve të saj lidhur me të drejtën e punësimit dhe sjelljen e vendimeve të ndryshme lidhur me të njejtën.

Shehtanski akuzoi gjykatat për qasje selektve. Sipas tij, për të njejtën lëndë, në raste të ndryshme sillen vendime të ndryshme gjyqësore. Për këtë, Shehtanski tha se do ta njoftojë edhe Avokatin e Popullit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button