Osmani: Problemin e prodhuesve vendor të çelikut do ta diskutoj edhe në Bruksel

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot në mjediset e Sekretariatit për Çështje Evropiane, takoi përfaqësuesit e asociacioneve të biznesit dhe të prodhuesve të çelikut. Ata kanë biseduar për sfidat e krijuara me vendimin e fundit të SHBA-së për vendosjen e tarifave mbrojtëse doganore ndaj Bashkimit Evropian për çelik dhe alumin, me çka  mund të shperthejë një krizë e re botërore në industrinë e çelikut.

Në takim, përfaqësuesit e shoqatave të biznesit vunë në pah mundësin e thellimit të kësaj lufte tregtare me çka mund të vëhen në pikëpyetje edhe kushtet për plasimin e çelikut nga Maqedonia nëpër tregjet e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Kjo, thanë ata mund të bllokojë tërësisht këtë degë të industrisë.

Osmani nënvizoi se, si për Qeverinë, kjo çështje  është me rëndësi të jashtëzakonshme dhe me prioritet të dorës së parë dhe si e këtillë do të jetë tema kryesore edhe e bisedimeve së shpejti me Komisionerët e BE-së në Bruksel.

”Javën e ardhshme ne kuadër te vizitës në Bruksel, do të takohem edhe me Komisioneren Evropiane të Tregtisë Sesilija Malstrom, me ç’rast temë bosht do të jenë pikërisht masat tregtare të cilat Komisioni Evropian parashikon qe ti nderrmarrë, si dhe mënyrat për mbrojtjen e prodhuesve vendor të çelikut”- theksoi Osmani.

Ai bëri të ditur se në takimin me Komisioneren Malstrom do të asistojë edhe Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi me qëllim të definimit preciz të marrëdhënjeve ekonomike mes Republikës së Maqedonisë dhe Bahkimit Evropian, të parashikuara me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button