Jankulloska përpara lindjes, e pasigurt nëse do të gjykohet ndaras për rastet e PSP-së

Ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, e akuzuar në disa lëndë të Prokurorisë Speciale Publike, tanimë është në muajin e nëntë të shtatzënisë për shkak së cilës është e pasigurt nëse edhe më tej do të rrjedhin gjykimet, njofton Portalb.mk.

Sipas avokatit të saj, ajo së shpejti, për dhjetëra ditë do të duhet të lind, për shkak së cilës nuk është paraqitur sot në seancën për rastin “Titanik”, ndërkaq pret që prokurorja Lile Stefanova të kërkojë ndarje të procedurës për të, gjegjësisht të gjykohet ndaras, ndërkaq për të të tjerët të vazhdojë aty ku ka mbetur, gjegjësisht te dëgjimi i “bombave”.

Prokurorja Stefanova thotë, se ndarje do të kërkojë kur për atë do të vijë koha, duke theksuar se dokumentet mjekësore nuk e arsyetojnë mungesën e Jankulloskës.

Ajo sqaron se atje as nuk ka të dhëna për ngritje të shtypjes së gjakut, kokëdhembje ose diçka më serioze. Mbrojtja e Jankulloskës nga ana tjetër, kërkoi që t’i shfuqizohet masa që një herë në javë të paraqitet në Gjykatë, por për shkak situatës së re, krijohet mundësia që gjykata të mos e shfuqizojë këtë masë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button