Argjentina luan me formacionin të paparë ndonjëherë në Botëror

Kombëtarja e Argjentinës në futboll në Rusi do të luajë me formacionin që kurrë më parë nuk është parë në një Kampionat Botëror, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç shkruajnë mediat argjentinase, përfaqësuesja e tyre drejt titullit të kampionit shkon me formacionin ofensiv.

Trajneri argjentinas Jorge Sampaoli në Rusi do të tentojë të eksperimentojë me pesë lojtarë ofensivë në formacion “2-3-3-2” kur ekipi i tij posedon topin.

Pritet që në këtë formacion para portierit Armania të jenë anësorët Otamendi dhe Fazio, më pas para tij Mercado, Mascherano dhe Tagliafico. Në sulm do të luajnë Aguero dhe Messi ndërsa prapa tyre Di Maria, Lo Celso dhe Lanzini.

Argjentinasit me këtë formacion luajtën edhe në ndeshjen miqësore kundër Haitit, ku fituan me rezultatin 4:0.

Argjentina në Kampionatin Botëror në Rusi luan me Kroacinë, Nigerinë dhe Islandën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button