Çështja e emrit, temë diskutimi edhe në Kryesinë Qendrore të LSDM-së

Kryesia Qendrore e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë sot ka mbajtur mbledhje në të cilën është diskutuar për problemet aktuale, ku fokusi kryesor ka qenë çështja e emrit Maqedoni – Greqi, njofton Portalb.mk.

Lideri i LSDM-së njëherit edhe kryeministër i Maqedonisë, Zoran Zaev ka informuar partinë për kornizën e arrirë për zgjidhjen e çështjes së emrit, kurse do të diskutohet edhe për verifikimin e propozimeve për anëtarët tjerë të Qeverisë së Maqedonisë, si radhë të LSDM-së.

LEXO: Referendum në vjeshtë, Zaev nuk e zbulon përcaktuesin për emrin

Gjatë publikimit të raportit njëvjeçar të punës së Qeverisë së Maqedonisë, kryeministri Zoran Zaev përmendi procesin e zgjidhjes së çështjes së emrit Maqedoni – Greqi, ku tha se për emrin, në vjeshtë do të ketë referendum në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button