Llazarevski vet në ndarjen e çmimeve për fishkëllyes, Kostovski ende qëndron larg publikut

Fishkëllyesit Xvonko Kostovski dhe Gjorgji Llazarevski u nominuan për çmimin për lirinë e shprehjes. Kostovski këtë herë ngeli larg syve të publikut dhe vendosi që të mos paraqitet në ndarjen e çmimeve, i pranishëm ishte vetëm Gjorgji Llazarevski, transmeton Portalb.mk.

Gjorgji Llazarevski
Gjorgji Llazarevski

Si të punësuar në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), ata tre vjet kanë punuar me qëllim që ta dokumentojnë përgjimin e paligjshëm të mbi 20.000 qytetarëve. Bisedat më vonë janë bërë dëshmi e Prokurorisë Speciale Publike për akuzë ndaj 94 personave dhe 7 kompanive.

Gjorgji Llazarevski ka kaluar 11 muaj në burg për rastin “Puç“ i cili ka pasur të bëjë me “bombat” të cilat kryeministri Zoran Zaev i ka publikuar në kohën kur ka qenë lider i opozitës, rast të cilin Prokuroria Speciale Publike e mbylli me sqarimin nëpërmjet lëndës “Target Fortesa”, e cila zbulon se si është bërë përgjimi masiv.

Derisa ka folur, fishkëllyesja nga Franca, Stefani Gibaud, e cila u përlot duke thënë se është e lumtur që është e gjallë, mund të shihen edhe lot në sytë e Llazarevskit.

“Çmimi për lirinë e shprehjes” është çmim vjetor e cila ndahet nga Koalicioni për Mbrojtjen e Fishkëllyesve në Evropën Juglindore dhe Qendra Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Fishkëllyesve.

“Bombat”, Gjorgji Lazarevski dhe Zvonko Kostovski nominohen nga Parlamenti Evropian për të marrë çmim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button