Stallone angazhoi detektivë

Pasi të premten e kaluar i biri i tij Sage (36) ishte gjetur për vdekje në shtëpinë e tij në Hollywood, aktori Sylvester Stallone (66) angazhoi detektiv privat me qëllim që t’i zbulojë të gjitha detajet që kanë të bëjnë me vdekjen e papritshme të të birit. 

Ai në shtëpinë e tij u takua me detektivin e tij privat Skot Ros, vëllai Frank dhe përfaqësues nga morgu i Los Angeles.

Rosi ka punuar në rastin kur Kris Brown e rrahu Rihanën dhe kur Michael Jackson ishte akuzuar për abuzim seksual ndaj fëmijëve.

Ai dyshon se Sage ka ndërruar jetë nga përdorimi i barnave tej mase, sepse në banesën e tij janë gjetur disa shishe me barna që jepen vetëm me recetë mjekësore.

Akoma nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për vetëvrasje apo fatkeqësi.

Aktori dëshiron të mësojë çfarë e ka shkaktuar vdekjen e papritshme të të birit të tij, e intereson nëse ka përdorur drogë apo alkool. Rezultatet toksikologjike do të dihen pas gjashtë javësh.

Aktori në prononcimin e tij emocional me rastin e vdekjes të të birit të tij foli për humbjen e tij dhimbshme.

“Nuk ekziston dhimbje më e madhe nga ajo kur prindërit e humbin fëmijën e tyre. Këtë humbje të dhimbshme do ta ndjejmë deri në fund të jetës sonë. Sage ishte djali ynë i parë dhe qendër e universit tonë”.

/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button