Cipras: Jemi në kërkim të zgjidhjes së çështjes së emrit

Po kërkojmë perspektiv për zgjidhjen e çështjes së emrit, tha kryeministri grek Alesis Cipras. Duke biseduar për rolin e Greqisë si shtyllë e stabilitetit në Ballkan, Cipras si kryeministër theksoi se “po kërkohet zgjidhje për çështjen e emrit në bisedimet me ish republikën jugosllave të Maqedonisë”, shkruan NovaMakedonija, përcjell Portalb.mk.

“Në bisedime ne menaxhojmë dhe vazhdojmë të punojmë me ndjenjën e përgjegjësisë dhe patriotizmit. Por edhe me vendimin dhe besimin që duhet të gjendet një zgjidhje”, tha Cipras.

Kryeministri grek theksoi se pasqyra për Greqinë në planin ndërkombëtar ngadalë po ndryshohet dhe po forcohet, por për këtë janë të nevojshme të merren vendime të rënda.  Mund të arrihet nëse largohet politika, dhe merret parasysh interesi i vendit.

“Këtë mundohemi ta bëjmë, të punojmë në zgjidhje, sepse besojmë që mund ta kthejmë pozitën udhëheqëse të vendit në Ballkan. Diçka që ka pasoja pozitive jo vetëm në planin gjeopolitik, por edhe në fushën ekonomike, pasi  formohet një dinamikë e re e zhvillimit të rajonit tonë në Ballkan, perspektiv e re në bashkëpunim me vendet e rajonit dhe në të njejtën kohë do të ndalohen aspiratat për ekonomi dhe udhëheqësi politike të forcave tjera në rajon më të gjerë, siç është Turqia për shembull”, tha Aleksis Cipras, në fjalimin e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button