DASH: Qeveria e mëparshme politizoi religjionin

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), mbrëmë publikoi raportin vjetor për liritë fetare për vitin 2017, ku në pjesën për Maqedoninë thuhet se dallimet fetare vazhdojnë të figurojnë në proceset penale dhe qytetare në gjyq.

Më pas, DASH cek procesin e përsëritur kundër Jovan Vrashinovskit.

“Gjykata themelore në Shkup në mars të vitit të kaluar dënoi Vrashinovski, kryepeshkop i Kryepeshkopatës së Ohrit, për larje parash. Ai ishte dënuar me shtatë muaj burg. Gjykata gjithashtu dha urdhëron për konfiskimin e tokës së tij me vlerë prej 140 mijë euro”, thuhet në raport, shkruan Novatv, transmeton Portalb.mk.

Në të gjithashtu thuhet se “Gjykata evropiane për të drejtat e njeriut në nëntor ka dhënë vendimin në favor të kryepeshkopit, duke thënë se me refuzimin e regjistrimit si grup i caktuar fetar, qeveria ka shkelur të drejtat e kësaj kishe për lirinë e praktikumit të fesë”.

Në raport theksohen edhe raste të fjalorit kundër fetarë në mediat sociale, vandalizmi në kisha dhe vjedhje në xhami.

Bashkësia Fetare Islame (BFI) është ankuar se Qeveria favorizon kishën ortodokse maqedonase, kurse më pak grupet tjera fetare.

Në raportin e DASH thuhet se ambasadori amerikan dhe përfaqësues tjerë të ambasadave kanë pasur takime me përfaqësues të kuvendit, qeverisë, bashkësive fetare dhe qytetare, në të cilat u diskutua çështja e lirive fetare.

Bashkësia qytetare dhe grupet e vogla fetare thonë se qeveria e kaluar ka politizuar religjionin, thuhet në raport.

Sipas raportit, Qeveria nuk ka kthyer pronat e konfiskuara të bashkësive fetare gjatë vitit.

Ky raport i DASH dërgohet në Kongresin Amerika, në mbështetje të lirive fetare dhe të drejtave të njeriut në botë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button