Dialogu do jetë ‘win-win’ për Kosovën e Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit me Kancelarin e Austrisë, Sebatsian Kurz ka thënë se kancelari austriak do të luaj një rol të rëndësishëm në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, transmeton “Zëri.info”.

“Nga 1 korriku, Austria do ta merr kryesimin e Presidencës së BE, kështu që edhe dialogu që është menduar të fillojë në fund të qershorit apo në fillim të korrikut dhe do të ketë ndikim dhe rol të rëndësishëm edhe nga Austria dhe Kancelari Kurz edhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, që do të jetë proces shumë i vështirë”, ka deklaruar Thaçi.

Ai më tej ka thënë se dialogu do të jetë “win – win” si për Kosovë ashtu edhe për Serbinë.

“Ishte nj zotim i fuqishëm që do të merr rolin që i takon, do të na inkurajoj që Kosova të jetë unike në këtë proces. Do të ketë një “Win-Win” edhe për Kosovën edhe për Serbinë. Kur flas për këtë “Win- Win” pasi të dyja vendet do të jenë pjesë e BE-së dhe në fund të procesit do të ndodhë njohja reciproke dhe anëtarësimi i Kosovës në të gjitha organizata ndërkombëtare”, ka shtuar Thaçi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button