Vuçiç më 17 korrik takon Macron në Francë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më 17 korrik do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Francë, gjatë të cilës do të takohet me presidentin e këtij vendi, Emmanuel Macron, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njoftohet, Vuçiç këtë e tha sot në Paris, ku merr pjesë në takimin vjetor të Këshillit Evropian për Marrëdhënie Ndërkombëtare (ECFR), në kuadër të së cilës u mbajt panel me temën “Ballkani Perëndimor: Bashkimi Evropian dhe gara e fuqive të mëdha”.

Në panel, përveç Vuçiçit, merr pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministrja e Maqedonisë, Radmilla Shekerinska dhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button