Flamujt në gjysëm shtizë në Strugë

Sot më ora tre struganët do tu japin lamtumirën e fundit tre bashkëqytetarëve të tyre të familjes Shemo (më herët njëra nga viktimat është varrosur në varrezat e Resnjës) të cilët humbën jetën gjatë kthimit për në Strugë nga Turqia, në një aksident tragjik të ndodhur në qytetin grek të Kavallës.

Në shenjë repekti për viktimat e këtij aksidenti me urdhër të krytarit të Komunës së Strugës sot edhe flamujt ishin në gjysëm shtizë para godinës së Komunës.

Kthimi nga dasma në Turqi për familjen Shemo rezultoi një tragjedi që tronditi Strugën dhe qytetarët e saj ku në një aksident në Kavalla të Greqisë humbën jetën katër anëtarë të saj në mesin e të cilëve edhe një fëmijë.

Familja Shemo udhëtonte me një furgon në momentin kritik në të cilin pasagjer ishin nëntë pjesëtar të saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button