Takimi Thaçi-Cërvenkovski, zyrtarizojnë bashkëpunimin

Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi dhe ai i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Branko Cërvenkovski, kanë zyrtarizuar sot bashkëpunimin.

Pas një takim që u mbajt në “Petroll kompani”, në hyrje të Tetovës, Thaçi është shprehur se kjo është marrëveshje teknike, për zgjedhjet lokale. Kreu i PDSH-së ka sqaruar se është lënë hapësirë për marrëveshje me LSDM-në edhe në të ardhmen, por ka shtuar se gjithçka në këtë drejtim do të jetë transparente.

Ai ka përmendur një sërë arsyesh se pse vije deri te një marrëveshje e tillë, duke u nisur nga gjendja e rëndë ekonomike, proceset e bllokuara euro-integruese.

Ndërkaq, Cërvenkovski ka thënë se një marrëveshje e tillë parazgjedhore arrihet për herë në arë në historinë e Maqedonisë, midis një partie shqiptare dhe maqedonase. Edhe ai ka konfirmuar se marrëveshja është teknike, njofton korrespondenti i gazetës KOHA nga Tetova.

Në takimin me Thaçin dhe Cërvenkovskin ishin të pranishëm edhe kryetari i Kuvendit Qendror të PDSH-së, Arbër Xhaferi, nënkryetari i partisë, Imer Aliu, ndërsa nga ana e LSDM, sekretari partiak, Andrej Petrov.

Lajme të ngjashme

Back to top button