Jahjaga: Institucionet dështuan në parandalimin e dhunës në familje

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se institucionet e Kosovës kanë dështuar në mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje, transmeton REL.

Në një konferencë “Drejtësi për gratë e vrara në aktet e dhunës në familje”, në kuadër të festivalit, FemArt, Jahjaga ka thënë se është e zhgënjyer me mosveprimin e institucioneve kompetente në parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie.

“Ndjehem e zhgënjyer me institucionet përgjegjëse që nuk arrijnë t’i dënojnë dhe t’i sjellin para drejtësisë me kohë kryesit e këtyre veprave, ndjehem e pikëlluar për atë që humbin jetën si pasoj e dhunës së ushtruar ndaj tyre vetëm se janë gra”, ka shtuar tutje ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button