Athina zyrtare: Tito e krijoi Maqedoninë e sotit

“Çështja e emrit (mes Maqedonisë dhe Greqisë) nuk është vetëm kontest për ngjarjet apo simbolet historike, por përfshinë sjelljen e një anëtareje të Kombeve të Bashkuara – ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, e cila vepron kundër parimeve bazike të rendit juridik ndërkombëtar, respektimit të marrëdhënieve ndërfqinjësore, sovranitetit dhe integritetit territorial, ndaj ky është problem i dimensioneve rajonale”,  tingëllon qëndrimi zyrtar i Athinës për kontestin shumëvjeçarë për emrin me Shkupin, i cili është publikuar në internet faqen zyrtare të Ministrisë greke të Punëve të Jashtme.

Sipas pozicionit zyrtar grek, shikuar në aspektin historik termi “Maqedoni” ka të bëjë me mbretërinë dhe kulturën e maqedonasve antik, të cilët i takojnë kombit, historisë dhe kulturës greke, ndërsa nga aspekti gjeografik, termi ka të bëjë me rajonin i cili shtrihet në disa vende ballkanike, me ç’rast pjesa më e madhe e saj është pikërisht në Greqi, por edhe në IRJM, Bullgari dhe Shqipëri.

“Pjesa kryesore e Maqedonisë antike gjendet përgjat kufirit ekzistues grek, ku tani jetojnë rreth 2.5 milionë grekë, të cilët e quajn veten maqedonas që nga vitet antike”, qëndron në sajtin e MPJ-së greke.

Athina konsideron se rrënjët e çështjes së emrit datojnë që nga Lufta e Dytë Botërore, kur lideri jugosllav Josip Bros Tito e ndau Banovinën e Vardarit nga Serbia i dha status federal të Jugosllavisë së atëhershme të sapoformuar Federative, për shkak të asaj se qëllimi i Titos ishte që RFSJ-ja të marrë pjesën maqedonase në Greqi dhe të sigurojë dalje në Detin Egje.
Në mbështetje të tezave të tyre se kombi maqedonas krijohet në mënyrë artificiale, grekët i referohen një telegramit të sekretarit amerikan në vitin 1994 se “kombi maqedonas, maqedonasit, atdheu dhe vetëdija nacionale nuk shpreh një realitet politik”. Kundër kësaj prapavije historike, shtojnë fqinjët tanë, vendi shpalli pavarësi në vitin 1991, duke u bazuar ekzistimin e tyre si shtet i pavarur në termin e rrejshëm “kombi maqedonas”.

E gjithë kjo eruptoi në vitin 1993, kur Greqia e parashtroi këtë çështje në Këshillin e Sigurimit të KB-ve, i cili rekomandoi zgjidhje të shpejtë të kësaj çështje për të mirën e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore në rajon. Në vitin 1995, të dyja  shtetet u pajtuan që të nënshkruajnë marrëveshje të përkohshme, në bazë të së cilës të dyja “palët” deri më sot negocojnë nën patronazhë të Kombeve të Bashkuara, në drejtim të arritjes së kompromisit.

“Greqia bëri hap të madh, duke pranuar emër përbërës me parcaktim gjeografik për përdorim të përgjithshëm (erga omnes). Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë ende nuk ka dhënë përgjigje ndaj këtij gjesti të kompromisit dhe Greqia mbetet e pakompromistë në pozitën e saj origjinale, e cila tenton të tregohet në botë, me rezultat se ka përparim të konsiderueshëm në negociatat”, theksojnë nga Athina.

Në këtë kontest, gjatë samitit të NATO-s në Bukuresht në vitin 2008, theksojnë se nuk kanë vendosur veto për anëtarësimin e Maqedonisë por ka qenë vendim kolektiv dhe i njëzëshëm i të gjitha anëtareve se vendi do të marrë ftesë kur ta zgjidh çështjen e emrit. Ngjashëm me këtë, BE-ja në vitin 2008 vendosi se zgjidhja e çështjes së emrit është nevojë fundamentale me qëllim të anëtarësimit të Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë në BE.

“Për shkak të konsensusit grek Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë fitoi status të kandidatit në BE dhe arriti deri në prag të anëtarësimit në NATO. Po ashtu, u pezullua edhe regjimi i vizave për qytetarët e vendit fqinjë për qytetarët e vendit fqinjë. Por, qëllimi kryesor për vazhdimin dhe përfundimin e integrimeve evropiane evro-atlantike nënkupton që çdo vend t’i pranojë dhe respektojë parimet themelore mbi të cilat bazohet në organizatën në të cilën kërkohet anëtarësimi”, përfundon teksti, në të cilin theksohet se edhe përkundër këtij problem serioz, Grqia ende ka prani të jashtëzakonshme ekonomike në vendin fqinjë, që kontribon shumë për zhvillim, krijim të vendeve të punës, ndërtimin e infrastrukturës. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button