Prej nesër me orar të vjetër të punës

Qeveria vendosi nga nesër të ndalen masat për mbrojtje nga vala e nxehtë, pasi sipas DHMR nga dje temperaturat në territorin e Republikës së Maqedonisë janë në kuadër të fazës së gjelbër e cila pritet të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.

Nënkryetari i Qeverisë Aleksandar Gjorgjiev në preskonferencën e sotme informoi se nga nesër orari i punës së organeve shtetërorë, drejtorive dhe institucioneve do të jetë në afatin ligjor në kohëzgjatje nga ora 08:30 deri në 16:30.

“Në pajtim me informacionet dhe rekomandimeve të DHMR dhe institucionet shëndetësore, Qeveria vendosi ta ndalojë masën e ndalesës së kryerjeve të punëve në vend të hapur e cila paraprakisht vlente në periudhë nga ora 11 deri në 17”, tha Gjorgjiev. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button