BE kërkon nga Venezuela të mbajë zgjedhje të reja presidenciale

Bashkimi Evropian (BE) ka kërkuar nga Venezuela të mbajë zgjedhje të reja presidenciale, duke thënë se zgjedhjet duhet të përsëriten “në përputhje me standardet demokratike të njohura ndërkombëtarisht”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ditë pasi presidenti venezuelas, Nicolas Maduro, u betua për një mandat të dytë, sot Këshilli i BE-së përmes një deklarate tha se zgjedhjet e parakohshme presidenciale nuk u mbajtën me konsensus dhe në një mjedis të drejtë.

Në deklaratë po ashtu thuhet se BE-ja do të imponojë “masa shtrënguese shtesë dhe të kthyeshme, që nuk dëmtojnë popullsinë e Venezuelës, gjendjen e të cilës BE-ja dëshiron ta lehtësojë”.

Presidenti venezuelas, Nicolas Maduro, fitoi një mandat të dytë më 20 maj.

Maduro për herë të parë mori detyrën në vitin 2013 pasi paraardhësi i tij Hugo Chavez vdiq. Në zgjedhje e këtij viti, ai u zgjodh të qeverisë Venezuelën edhe për një periudhë tjetër 6-vjeçare, përkatësisht nga janari i vitit 2019 deri në vitin 2025.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button