Ministri Imami në Komisionin e Sigurisë

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami do të zhvillojë të mërkurën në Komisionin parlamentar të Sigurisë Kombëtare një seancë dëgjimore lidhur me “Planin e përhapjes së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe ndryshimet strukturore që i janë bërë këtij plani”, pas kërkesës së deputetëve të Partisë Socialiste të opozitës.

Mbledhja e Komisionit mund të zhvillohet e mbyllur, pasi tematika e saj kategorizohet si ‘informacion i klasifikuar’, dhe si e tillë duhet të zhvillohet pa praninë e medias, njofton Noa.

Javët e fundit anëtarët e PS-së në Komisionin e Sigurisë dhe Ministria e Mbrojtjes janë konfliktuar për shkak të moslejimit të kontrollit parlamentar në këtë dikaster, të kërkuar nga opozita.

Pas refuzimit të kontrollit nga ana e ministrit Imami, ky i fundit do të ketë një seancë dëgjimore në këtë komision, për t’i dhënë përgjigje akuzave të opozitës, e cila pretendon se janë kryer afera korruptive me tregtinë e armëve. 

Lajme të ngjashme

Back to top button