Zëvendësi i Rasmussenit për vizitë në Maqedoni

Zëvendësi i sekretarit të përgjithshëm i NATO-s Alexander Vershboë sot do ta vizitojë Maqedoninë dhe do të takohet me përfaqësuesit më të lartë qeveritarë.

Gjatë vizitës së tij, është paraparë që dora e djath e sekretarit të përgjithshëm Anders Fogh Rasmussen të takohet me kryeministrin Nikolla Gruevski.

Sipas programit, Vershboë duhet të takohet edhe me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Poposki, me ministrin e Mbrojtjes Fatmir Besimi, si dhe me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti.

Për sot në ora 12:45 është caktuar pres-konferencë e përbashkët e zëvendës-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s me ministrin e Punëve të Jashtme në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. 

Pritet që në takimet të bëhet fjalë për marrëdhëniet aktuale mes Republikës së Maqedonisë dhe NATO-s, implementimin e qëllimeve dhe aktiviteteve në Programin vjetor nacional për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në NATO, me theks të veçantë në perspektivat për anëtarësim sa më të shpejtë të vendit tonë në aleancën. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button