Takimi me Saninon, Ahmeti shpreson në datë për bisedime

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti është pritur në ambientet Misionit e BE-së në Shkup nga drejtori gjeneral për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefano Saninno.

Ahmeti tha se Sanino është shprehur i kënaqur nga progresi i Maqedonisë, dhe se pret që në fund të vitit të përgatitet hapësirë e mirë për fillimin e negociatave për anëtarësim të vendit në Bashkimin Evropian. Sanino nga ana e tij i ka shprehur shqetësimet e BE-së, për disa ligje që kanë të bëjnë me lirinë e medias dhe zgjedhjet.

“Mbetet për të punuar në përmirësimin të Kodit zgjedhor, mbetet të përpunohet ligji mbi mediat dhe shpresoj që në tetor do kemi një informacion mjaft pozitiv nga Bashkimi Evropian dhe shpresoj që në fund të vitit të përgatitet hapësirë e mirë për fillimin e negociatave për anëtarësim të vendit në Bashkimin Evropian” deklaroi Ahmeti. 

Ahmeti tha se konkludim i dy bashkëbiseduesve ishte fakti se akoma mbetet çështje e rëndësishme dhe pengesë për vendin zgjidhja e çështjes së emrit,  me ç’ rast ka kërkuar angazhim të komunitetit evropian për ndihmë  në përafrimin e qëndrimeve dhe të arrihet sa më shpejtë një kompromis.portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button