Ahmeti: Thaçi frikacak!

Lidhur me ngjarjet e fundit mes LSDM-së dhe PDSH-së për paralajmërimet për koalicion parazgjedhor kryetari i BDI-së z.Ali Ahmeti tha se është herët të bëhen vlerësime mirëpo edhe se është mirë të ketë afrime.

“Është mirë kur ka afrime kur ka koalicione por është herët për të bërë vlerësime se duhet të shihet fundi dhe duhet të shihet se si do të menaxhohet një proces. Përshtypja ime është se zoti Thaçi është frikësuar për zgjedhjet lokale që bën koalicione të parakohshme”, tha Ali Ahmeti. 

I pyetur se a do bëjë BDI-ja me VMRO-DMPNE Ahtmeti tha se deri më tani s’kanë bërë dhe se nuk do të bëjnë./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button