Vranësira mesatare me reshje shiu

Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira mesatare dhe jostabil me reshje shiu dhe bubullima, lokalisht mund të ketë paraqitje të breshërit. Do të fryejë erë e ndryshueshme, e cila në orët e vona të pasditës dhe në orët e mbrëmjes do të forcohet.

Temperaturat e mëngjesit do të sillen prej 10 gradë deri në 18 gradë, ndërsa ato maksimale do të sillen prej 18 deri në 28 gradë.

Në Shkup sot moti do të jetë me vranësira mesatare dhe jostabil me reshje shiu dhe bubullima. Do të fryejë erë e përforcuar. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 14 gradë, ndërsa ajo e ditës do të mbërijë në 25 gradë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button