Fëmija braktis shkollën, Obama i shkruan letër justifikimi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është në qendër të vëmendjes jo vetëm nga personat në moshë madhore, por edhe nga të vegjlit. E adhurojnë për formën sesi zgjedh t’i prezantohet Amerikës, por edhe botës. Për këtë arsye, një fans i vogël ka lënë orët e mësimit për të takuar presidentin e tij të adhuruar.

Tyler Sullivan, një vogëlush 11 vjeç, të premten e kaluar, braktisi shkollën për të shkuar së bashku me babain e tij në një tubim për Obamën në Honeywell, pranë shtetit Mineapolis.

Por e bukura e gjithë këtij gjesti fëminor është se vet presidenti Obama ka shkruar për të një letër justifikimi, që ai do mund ta çonte në shkollë. Kjo nuk ndodh shpesh. Jo të gjithë fëmijët vijnë në shkollë me një arsyetim me shkrim të nënshkruar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara. Pasi shkëmbeu disa fjalë me djalin, presidenti i shkroi në një letër drejtuar administratorit të shkollës së Tyler, “Zoti Ackerman, të lutem të më falni, Tyler … ai ishte me mua!” Nënshkruar: Barack Obama. Historia ashtu si ishte parashikuar, ka bërë xhiron e botës dhe u bë lajmi kryesor i mediave në SHBA./botasot

Lajme të ngjashme

Back to top button