Shqiptari që “sfidon” Ajnshtajnin

Po e kundërshton teorinë e njërit ndër shkencëtarëve më të mëdhenj botërorë të shekullit 20-të.

Është ky fizikani kosovar Shukri Klinaku thotë se nobelisti Albert Ajnshtajn, kur e ka përcaktuar teorinë e relativitetit special, ka gabuar, shkruan gazeta JNK.

Në përkufizimin e Ajnshtajnit, Klinaku kishte dyshime që kur ishte student fizike. Tash, thotë ai, edhe ka arritur ta vërtetojë paqëndrueshmërinë e saj.

“Mendoj se nuk është vetëm një gabim në teorinë e Ajnshtajnit, por ka gabime nga A deri në ZH”, thotë Klinaku. “Krejt teoria e relativitetit special është gabim i Ajnshtajnit, i cili është jo ndërtues por trashëgimtar i kësaj teorie”.

Sipas tij, teoria e relativitetit special e Ajnshtajnit është gabim që në përkufizim.

“Kjo teori pretendon ta shpjegojë lëvizjen relative. Lëvizja relative është jo aq e ndërlikuar siç e paraqet teoria e relativitetit special dhe jo aq e komplikuar siç i thuhet opinionit e siç i thuhet fizikanëve”, shton ai.

Doktor Shukri Klinaku ka 13 vjet që punon në Universitetin e Prishtinës. Dhe ai thotë se ka punuar afër 20 vjet deri sa ka ardhur te konstatimet që i ka vënë në libër, që ia kanë mundësuar tash edhe publikisht ta sfidojë askënd me pak se Albert Ajnshtajnin. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button