Përdhunimet në Kosovë, Besa flet se si e kanë dhunuar

Për herë të parë në Kosovë një grua e përdhunuar nga paramilitarët serbë në vitin 1999, flet publikisht për tmerret që ka përjetuar  ditëve kur është zënë rob me fëmijët e saj, dhe për tre ditë e tre netë është përdhunuar dhjetëra herë. Gruaja që foli për televizionin publik të Kosovës RTK, me emër të sajuar Besa, dhe fytyrë të mjegulluar tregon traumat e asaj periudhe, se si ka ngel shtatzënë, dhe se si ka abortuar fëmijën nga paramilitarët serbë.

‘Për tre ditë e tre netë kemi qenë të ngujuara. Kemi qenë gra prej shumë fshatrave, na kanë mbledhur dhe na kanë dërguar me një fshat tjetër. Aty kanë qenë gjithë mjetet luftarake, polici, paramilitarë, militarë por edhe policia e rregullt, të gjithë flisnin shqip, vetëm se ishin të maskuar sepse nuk donin tu a shihnim fytyrat. Aty kemi qenë 3 ditë e 3 netë, gjithë burrat 70 burra i kanë vrarë, sot e atë ditë nuk dihet fati i tyre’, nis tregimin Besa.

Burrin e kam pasur ushtarë të UÇK-së, shtatë muaj unë nuk jam parë me të,  kunati në Gjermani komunikonte me të, ne me kunatin, na tregonte se është mirë, kaq.

‘Ishim në shtëpitë e atij fshatit ku qëndronim, fshat në fushën e Dukagjinit, aty ishim nëpër shtëpi të fshatit, ishte një fshat i boshatisur, na ndanë në grupe të ndryshme në shtëpi të ndryshme. Vini nga dy nga tre, nga katër burra, i ngujonin burrat me një dhomë, fëmijët me një dhomë,  edhe fëmijët i kisha me vete, i kisha nga mosha 6 vjeçare deri 10 vjeçare, më thoni ‘nëse dëshiron këtu para fëmijëve e bëjmë mua nuk më vjen turp’, pra tentonin të na dhunonin edhe para fëmijëve’. 

‘Më kapën për flokë, unë i kisha flokët e gjata, mi kapi flokët dhe më tha ec para, ngjitu shkallëve dhe mos e kthe kokën mbrapa,  na ngujonin me një dhomë, edhe të rrihnin edhe të përdhunonin, sa shkonte njëri vinte tjetri,  nja në nga dy, shanin gjithçka, nënën shqiptare,  do të dërgojmë në Serbi kurrë nuk do ti shohësh fëmijët, fjalët më të pista që vetëm ata i dinin’, dëshmon Besa.

Tre ditë e tre netër resht, burrat i morën, neve na liruan, na thanë shkoni kah të doni, i morëm fëmijët, të rrahur, të frikësuar, nga rrahja se dinim cili fëmijë është i yni, i njoha prej rrobave, unë për vete veç e shihja murrin si bëhej kuq prej gjakut , edhe tash më dhemb koka nga goditjet për muri.

Besa thotë se edhe pse burri i saj dhe fëmijët i dinë gjithë përjetimet e saj,  asnjëherë nuk kanë hapur temën e përdhunimeve. Dy herë ka tentuar të bëj vetëvrasje, duke pirë mjetin e lëngshëm pastrues Domestos, ndërsa për atë se sot është gjallë falënderon Zotin që e ka  shpëtuar dhe burrin që e ka përkrahur, në momentet kur rrethi e kishte përqeshur atë sikur ajo të kishte qenë fajtore për atë që i ka ndodhur. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button