Sela: Eja të ulemi të gjithë subjektet politike në gjetjen e kodoshëve

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) theksoi se që të ketë lustrim të mirëfilltë dhe të buesueshëm i njëjti duhet mbikëqyrur nga faktori ndërkombëtar, respektivisht OSBE-ja, kështu u prononcua Zijadin Sela në Komisionin për sistem politik në të cilin  është duke u debatuar për propozim ligjin për lustrim i propozuar nga partia në pushtet.

 “Unë ju ftoj sot që në qoftë se jeni për një lustrim të mirëfilltë dhe të dal në sipërfaqe edhe spiuni më i vogël që ka pasur shteti, eja të ulemi të gjithë subjektet politike pa marrë parasysh a janë pjesë e shumicës apo opozitës, edhe harxhime nuk do të ketë shteti dhe të shpallen të gjithë spiunët e ish sistemit dhe të tanishëm. Dhe të nisim një fillim të ri. Natyrisht që ky proces të jetë i besueshëm duhet të ftojmë edhe organizatat ndërkombëtare të jenë pjesë e lustrimit, siç është OSBE-ja”, deklaroi Zijadin Sela nga PDSH-ja.
Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë lustrimi do të jetë i besueshëm për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button