Kumanovë: Plaçkiten stoli ari në vlerë prej rreth 17.000 euro

Policia kumanovare njofton për plaçkitjen e stolive të arit në rajonin e Likovës dhe Kumanovës. Vlera e stolive të plaçkitura arrin në rreth 17.000 euro.

Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Sllupçan të Likovës,  kur në shtëpinë e B.S. (50) hajnat kanë hyrë në momentin kur askush nuk ka qenë në shtëpi. Hajnat e kanë gjetur çelësin nën pragun e shtëpisë, kanë hyrë brenda dhe duke kërkuar ari dhe para kanë demoluar shtëpinë. Me këtë rast hajnat kanë plaçkitur stoli ari në vlerë prej rreth 10.000 euro.

Rasti i dytë ka ndodhur në Kumanovë , në shtëpinë e H.S. ( 54 ) me ç ’rast hajnat kanë vjedhur stoli ari në vlerë prej rreth 7.000 euro si dhe 400 euro para. Hajnat në shtëpi kanë hyrë nëpërmjet garazhës në shtëpi. Pronarët në të dy rastet kanë paraqitur rastet në SPB të Kumanovës, kurse policia po punon në zbardhjen e rastit dhe kapjen e hajnave./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button