Ligji për zgjedhjet dhe për ilaçe sot në seancë plenare

Kuvendi i Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën e 46-të, në rend dite të së cilës është edhe propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për zgjedhjet, me procedurë të shkurtuar.

Në rend dite është edhe propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ilaçe dhe mjete medicinale, propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim elektronik, ndryshim plotësimi i Ligjit për mbrojtjen e natyrës dhe propozim ligji për mjedisin jetësor, të gjitha në leximin e dytë.

Deputetët do të diskutojnë edhe për raportin vjetor për punën në vitin 2017 të komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë deri tek informatat me karakter publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button