Kozias: Të pranojmë një nga propozimet e Nimic

Greqia mbështet nevojën që të pranohet një nga emrat e propozuar nga Nimic, thotë shefi i diplomacisë greke, Nikos Kozias në një deklaratë për korrespondentët e mediave greke në SHBA, pas takimit me sekretarin shtetëror Majk Pompeo.

Me këtë deklaratë edhe Kozias në mënyrë indirekte hodhi poshtë propozimin për “Republika Ilinditase e Maqedonisë”, një lloj si Greqia që refuzoi një nga pesë propozimet e ndërmjetësuesit Methju Nimic për emrin “Republika e Maqedonisë (Shkup)”.

“Ne mbështesim nevojën që të pranojmë një nga emrat e propozuar nga Nimic. Ne nuk jemi të pajtimit për emrin e pestë të propozimeve të tij, dhe ecim para drejt adoptimit të një plani strategjik për bashkëpunim miqësor me këtë shtet në të ardhmen dhe me emrin e ri”, tha Kozias.

Shefi i diplomacisë greke deklaroi se për çështjen e emrit nuk ka biseduar me sekretarin shtetëror amerikan, por që ka qenë temë e bisedimeve dje dhe pardje, me ndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-së, Ves Miçel.

Siç tha korrespondenti i Mia-s nga Athina, Nikos Kozias nuk zbulon se për çfarë është biseduar me Miçel, por thotë se “askush nuk mund ta detyron Greqinë për asgjë”, lidhur me mbylljen e çështjes, sepse ne kemi iniciativë të proceseve dhe në mënyrë pozitive ndjekim se si një vend është aktiv në politikën e jashtme duke promovuar zgjidhje”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button